United dhe Milan në garë për Fabregas

Cesc Fabregas pritet të largohet nga Chelsea gjatë verës.

Ardhja e Antonio Contes në stolin e Chelseat ka bërë që Cesc Fabregas të kalojë të shumtën e kohës në bankën rezervë, pasi që nuk pëlqehet nga trajneri italian.

Situata në të cilën po kalon ish-mesfushori i Arsenalit, ka bërë që ai të kërkojë largimin nga Londra me Manchester United dhe Milan që mbeten dy skuadrat më të interesuara për të.

Megjithatë Chelsea nuk do ta lejojë largimin e 29-vjeçarit pa 35 milionë euro. Siç njoftojnë mediat në Angli, Milani është i gatshëm të ofrojë 30 milionë për lojtarin ndërsa United pritet që në muajt në vazhdim të ofrojnë një shumë bindëse për ta rrëmbyer Fabregasin.

COMMENTS