Unioni i Malazezëve padi ndaj Sllobodan Petroviqit për mashtrim

Unioni i Malazezëve padi ndaj Sllobodan Petroviqit për mashtrim

KMDLNJ: Qytetarëve të Kosovës po iu shkelen të drejtat e njeriut në Shqipëri
Gjendet një person pa shenja jete në Kamenicë

Unioni malazez i Kosovës, i bën thirrje kryetarit të Partisë së Pavarur Liberale, Slobodan Petroviq t’i kryejë obligimet ndaj anëtarëve të tyre, të cilët e mbështetën atë në zgjedhjet parlamentare në qershor dhe gjithashtu punuan si vëzhgues në kutitë e votimit në ditën e zgjedhjeve.

‘Bëhet fjalë për njerëz nga Veriu i Mitrovicës, Leposaviqi dhe Graçanica, të cilët për shkak të mbështetjes së SLS-së, kanë duruar kërcënime dhe sulme fizike. Këta njerëz meritojnë respektin dhe shpërblimet e tyre modeste, e jo refuzimin dhe nënçmimin e Petroviq.

Të ardhurat për këta vëzhgues i ka siguruar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, prandaj ne nuk mund të tolerojmë sjelljen arrogante dhe jokorrekte te kryetarit të PLS-së.

Unioni i malazezëve të Kosovës do të ngrejë padi kundër deputetit në Kuvendin e Kosovës, Slobodan Petroviq, për vepër penale të mohimit dhe mashtrimit të qytetarëve të ndershëm’, thuhet në njoftimin e kryetarit të Unionit malazez, Slobodan Vujicic.

COMMENTS