UNICEF: Boko Haram përdori 83 fëmijë në sulme vetëvrasëse

Numri i fëmijëve, kryesisht vajza, të përdorura nga grupi i armatosur nigerian Boko Haram si 'bomba njerëzore' është katërfishuar këtë vit, sipas UNIC

Numri i fëmijëve, kryesisht vajza, të përdorura nga grupi i armatosur nigerian Boko Haram si ‘bomba njerëzore’ është katërfishuar këtë vit, sipas UNICEF-it.

Kjo agjenci e OKB-së tha të martën se që nga 1 janari I këtij viti, 83 fëmijë janë përdorur nga grupi për të kryer sulme me bomba në Nigerinë veri-lindore – shifër kjo katër herë më e lartë se ajo për vitin e kaluar.

‘UNICEF është jashtëzakonisht i shqetësuar për një rritje të tmerrshme të përdorimit mizor të fëmijëve, veçanërisht vajzave, si ‘bomba njerëzore’ në verilindje të Nigerisë’, tha agjencia.

‘Përdorimi i fëmijëve në këtë mënyrë është një mizori’.

UNICEF tha se Boko Haram, emri i të cilit përafërsisht përkthehet në ‘Arsimi perëndimor është i ndaluar’, e ka marrë ndonjëherë përgjegjësinë për këto sulme, por jo gjithmonë.

COMMENTS