UNDP në Kosovë me shefe të re, e takon kryeministri

UNDP në Kosovë me shefe të re, e takon kryeministri

Kryeministri Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim, shefen e re të UNDP-së, për Kosovë, Ulrika Richardson, udhëheqëse e Prog

Kryeministri Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim, shefen e re të UNDP-së, për Kosovë, Ulrika Richardson, udhëheqëse e Programit për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara, në Kosovë.

Më këtë rast, kryeministri Haradinaj e uroi për detyrë e re, duke e njoftuar për prioritetet qeverisëse si dhe për bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet Qeverisë dhe UNDP-së.

Kryeministri Haradinaj u zotua që ky bashkëpunim me UNDP-në do të vazhdojë edhe në të ardhmen për realizimin e projekteve në vazhdim ku do të jenë të përfshira të gjitha ministritë.

‘Që nga viti 1999, UNDP i ka dhënë shumë Kosovës dhe kjo organizatë po kontribuon në vazhdimësi në qeverisjen e mirë, fuqizimin e rendit dhe ligjit dhe në fusha të tjera të rëndësishme për mirëqenien tonë. Kosova ka nevojë për këtë partneritet’, tha kryeministri Haradinaj.

Ndërkaq, Ulrika Richardson, udhëheqëse e Programit për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara, në Kosovë, vlerësoi të arriturat e deritashme dhe shprehu përkrahjen e mëtejme të UNDP-së për proceset zhvillimore në Kosovë.

COMMENTS