UNDP: Kthimi i luftëtarëve nga Siria, sfidë e madhe për Kosovën (Video)

UNDP: Kthimi i luftëtarëve nga Siria, sfidë e madhe për Kosovën (Video)

Kosova do të përballet me sfida në momentin kur luftëtarët kosovarë do të fillojnë të kthehen nga frontet e luftës, thuhet në një raport të Programit

Kosova do të përballet me sfida në momentin kur luftëtarët kosovarë do të fillojnë të kthehen nga frontet e luftës, thuhet në një raport të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).

Raporti përfshin intervista me të dënuar nga gjykatat e Kosovës për pjesëmarrje në luftërat e huaja dhe me familjarë të tyre, si dhe faktorët shtytës pse kosovarët marrin pjesë në luftëra të huaja.

Zyrtarë të UNDP-së, kanë thënë se intervistimi i tyre ka qenë një proces i komplikuar.

Haradinaj: Kosova është e gatshme për riatdhesimin e të kthyer…

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e ka cilësuar si agjendë të sponzorizuar idenë e prezantimit të një islami radikal në Kosovë. Sipas tij në shoqërinë kosovare është rritur vetëdija për këto çështje, derisa vazhdon të mbetet shqetësuese gjuha propagandistike e disa imamëve. Kryeministri Haradinaj e ka përmendur edhe procesin e riatdhesimit për ata që kthehen, duke shtuar se Kosova është e aftësuar për një gjë të tillë.

Posted by Jo në emrin tim on 29.11.2017

Sipas të gjeturave të raportit, një ndër faktorët kryesor të shkuarjes në luftëra të huaja janë problemet sociale dhe ekonomike.

Zgjerimin e pikëpamjeve radikale sipas raportit, e ka ndihmuar shumë interneti dhe mediet sociale.

Në raport theksohen edhe arsyet pse gratë i bashkohen lëvizjeve ekstremiste të dhunshme, e që kanë të bëjnë me pozicionimin e dobët të tyre në shoqëri dhe gjithashtu shtytje është edhe gjetja e një jete më të mirë dhe për të gëzuar më shumë liri fetare.

Hulumtimi i publikuar sot thotë se largimi i kosovarëve drejt Sirisë ka filluar në vitin 2012 dhe ka vazhduar edhe më tej deri në vitin 2015.

Deri më tani mbi 60 kosovarë janë vrarë në frontet e luftës në Siri e Irak, ndërsa mbi 120 janë kthyer në Kosovë.

COMMENTS