Ultras Vreshtarët: Protestat do të vazhdojnë

Ultras Vreshtarët: Protestat do të vazhdojnë

Ultras Vreshtarët tash e disa kohë janë duke protestuar rreth palestrës së sportit në Rahovec e cila ka filluar të ndërtohet tash e 10 vjet më parë.

Ata dje në mënyrë të organizuar, rreth 130 persona kanë protestuar edhe para Komunës së Rahovecit duke kërkuar që të kryhen punimet e nisura, raporton KosovaPress.

Dje gjatë qëndrimit të Ultras Vresharëve para tyre doli edhe kryetari i Komunës Smajl Latifi i cili u mundua të fliste me protestuesit, të cilët herë pas herë e ndalonin.

Në një deklaratë për KosovaPress përfaqësuesi i kryesisë së Ultras Vreshtarëve u shpreh mjaft i nervozuar me faktin se nuk po arrihen të kryhen punimet në këtë palestër.

‘Realisht protestat kanë filluar qysh moti në mënyra të ndryshme si debate me ministra, kryetar komune etj, si në rrjete sociale apo edhe me kërkesa zyrtare nga ana jonë edhe e klubit të basketbollit Rahoveci. Duam te bëjmë jehonë në anë të kësaj proteste dhe besojm qe nuk është e fundit’-deklaroi ai.

Por të gjithë janë të interesuar të gjëjnë fajtorin e zgjatjes së punimeve më shumë se 10 vite për nje palestër sportive gjë e cila duket mjaftë e çuditshme por ja që në komunën e Rahovecit është duke ndodhur, edhe për këtë Vreshtarët kishin një përgjigjje:

‘Premtimi nga ana e komunës dje ka qenë se do bejnë presion ndaj Ministrisë, pasi ajo e financon këtë projekt, është mjaftë problem sepse komuna thotë se do të bëjë presion tek Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport, ndërsa kjo Ministri drejtohet tek Ministria e Financave dhe Ministria e Financave drejtohet në Qeveri e cila ia lerë fajin Qeverisë së kaluar’, ishte përgjigjja nga përfaqësuesi i kryesisë së Vreshtarëve.

Natyrisht se vonimi i ndërtimit të kësaj palestre ka sjellur shumë probleme për tifo-grupin pasi këta nuk e kanë ndjerë vetë asnjëherë si vendas, duke mos parë klubin e zemrës duke luajtur në një palestër ne qytetin e tyre, kjo ju shkakton atyre edhe probleme të mëdha financiare pasi çdo ndeshja ata duhet të udhëtojnë dhe udhëtimet iu kushtojnë mjaftë shumë.

Por më e keqja është se Ultras Vreshatrët ende nuk kanë marrë ndonjë datë për përfundimin e punimeve veçse një përgjigje elementare se këtë vitë palestra do të marrë formë.

Ultras Vreshtarët kanë paralajmëruar se nuk do të ndalen me kaq. Ata do të vazhdojnë të kërkojn kryerjen e punimeve sa më shpejtë në mnëyra të ndryshme si protesta të këtij lloji.

COMMENTS