Ulrika Richardson, koordinatore e re e OKB-së për Zhvillim dhe përfaqësuese e përhershme e UNDP-së në Kosovë

Ulrika Richardson, koordinatore e re e OKB-së për Zhvillim dhe përfaqësuese e përhershme e UNDP-së në Kosovë

Ekipi i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNKT) dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) bënë të ditur përmes një njoftimi për media se znj. Ulrika Richardson më 26 prill 2018 mori detyrën e koordinatores së OKB-së për Zhvillim dhe përfaqësueses së përhershme të UNDP-së në Kosovë

Para ardhjes në Kosovë, znj. Richardson ishte koordinatore e përhershme e OKB-së dhe përfaqësuese e përhershme e UNDP-së, UNICEF-it dhe UNFPA-së në Kepin e Gjelbër (Amerika Latine – Cabo Verde) që nga marsi i vitit 2013. Më parë, ajo shërbeu si përfaqësuese e UNDP-së në Gabon dhe zëvendës përfaqësuese e përhershme në Turqi (2007- 2012) dhe Kubë (2004-2007).

Interesimi i saj për çështje ndërkombëtare filloi me Këshillin Suedez të Emigracionit në vitin 1993 dhe jeta e saj profesionale në fushën e zhvillimit përfshin punën me vullnetarët e OKB-së, ku ajo zhvilloi një program këshillues global për çështje gjinore, me Bankën Afrikane të Zhvillimit në Bregun e Fildishtë dhe përfaqësinë suedeze në Guinea Bisao.

Ajo ka të kryera studimet pasuniversitare në fushën e ekonomisë së zhvillimit në Universitetin e Göteborgut dhe psikologjisë sociale në Universitetin e Lundit, në Suedi.

COMMENTS