Ukrainë – Kosovë luhet në terren neutral

Ajeti i pandalshëm, tjetër gol të bukur në fitoren e Baselit (Video)
Cana tregon sëmundjen që e largoi nga futbolli dhe pengun e karrierës

Ndeshja midis Ukrainës e Kosovës, që luhet në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës ‘Rusia 2018’, do të zhvillohet në qytetin Krakov të Polonisë. Lajmin e ka bërë të ditur Federata e Futbollit e Ukrainës.

‘Federata e Futbollit të Ukrainës ka marrë leje nga FIFA për të zhvilluar ndeshjen kualifikuese kundër Kosovës për Botërorin 2018 në vend neutral. Në bazë të vendimit të Federatës, Ukraina do të presë Kosovën në Krakov. Delegacioni i FFU-s javën e ardhshme do të vizitojë Krakovën për inspektimin e stadiumeve ekzistuese ‘Wisla’ dhe ‘Cracovia’ për të përcaktuar vendin e ndeshjes’, thuhet në njoftimin e Federatës ukrainase.

Ndeshja Ukrainë – Kosovë zhvillohet më 9 tetor, kurse tri ditë më herët Kosova do të jetë mikpritëse e Kroacisë në Shkodër.

COMMENTS