Ukraina nuk pranon asnjë marrëveshje për pjesëmarrjen e Rusisë në Eurovision (Video)

Ukraina nuk pranon asnjë marrëveshje për pjesëmarrjen e Rusisë në Eurovision (Video)

Ndahet nga jeta poeti popullor Vesel Bajraktaraj
Kënga e famshme e James Blunt për luftën e Kosovës (Video)

Ukraina po vazhdon të mbajë qëndrimin e saj të prerë që këngëtarja e cila do të përfaqësonte Rusinë në Eurovision, nuk do të hyjë në territorin ukrainas.

Edhe përkundur presionit nga EBU, se mund të përjashtohet nga gara e Eurovisionit, Ukraina nuk po bën lëshime dhe as nuk pranon marrëveshje e cila do t’i mundësonte këngëtares ruse Julia Samoylova, të hyjë në territorin e saj për të përformuar në Eurovision i cili do të mbahet nga 9 maj në Kievë.

Sot ka qenë Ministri i Jashtëm i Ukrainës Pavlo Klimkin, i cili ka shuar shpresat për një marrëveshje të mundshme.

‘Nuk ka lëshime, formale ose joformale, ne po flasim për zbatimin e ligjit. Nëse ligji është shkelur, ne nuk mund të flasim për ndonjë hap’, ka deklaruar Kimikin.

Kujtojmë, që autoritet në Ukrainë kanë një listë prej më shumë se 100 këngëtarëve rus, të cilët ju ndalohet hyrja në territorin e Ukrainës, edhe pse përfaqesuesja e zgjedhur ruse për Eurovision, nuk ishte në këtë listë, autoritetet atje kanë hetuar dhe zbuluan se Julia Samoylova, ka kënduar në Krime në vitin 2015 dhe e përkrahë aneksimin e ishullit nga Rusia, kjo gjë ka bërë që autoritetet ukrainase ta ndalojnë hyrjen e saj në Ukrainë.

COMMENTS