Ukraina ia ndalon Rusisë pjesëmarrjen në ‘Eurovision’

Ukraina ia ndalon Rusisë pjesëmarrjen në ‘Eurovision’

Eurovision 2017 jo në Ukrainë? (Video)
462-vjet me parë nisi rrugën gjuha shqipe me Mesharin e Gjon Buzukut

Ukraina ia ka ndaluar pjesëmarrjen në ‘Eurovision’ përfaqësueses së Rusisë për shkak se ajo kishte performuar në Krime më parë, vend ky i aneksuar nga Moska më 2014. Këngëtares Julia Samoilova i është ndaluar hyrja në Ukrainë për tri vjet, për shkak të vizitës së saj ‘ilegale’, ka njoftuar shërbimi ukranias i sigurisë, ‘SBU’. Samoilova, 27-vjeçare, e ka konfirmuar që ajo kishte kënduar në Krime më 2015. Ukraina sivjet do të jetë nikoqire e ‘Eurovisionit’, që mbahet në Kiev në muajin maj.

Një burim rus i Ministrisë së Jashtme e ka përshkruar këtë vend si ‘cinik dhe jo human’. E një politikan senior rus, i quajtur Frants Klintsevich, është cituar nga agjencia e lajmeve ‘Ria-Novosti’ të ketë thënë se Rusia do t’i bojkotojë garat e ardhshme të “Eurovisionit” nëse organizatorët dështojnë të ngrenë zërin për këngëtaren ruse. Gara e këngës në ‘Eurovision’ tashmë veçse u bë politike.

COMMENTS