UEFA shpall zyrtarisht golin e Shaqirit më i miri në ‘Euro 2016’ (Video)

Goli i Xherdan Shaqirit ndaj Polonisë në 1/8-n e finales së Euro 2016 është zgjedhur goli më i bukur i Euro 2016 nga paneli i UEFA-s i përbërë nga 13 emra të njohur të futbollit.

Paneli i përbërë nga Lupescu, Sir Alex Ferguson, Alain Giresse, David Moyes, Packie Bonner, Mixu Paatelainen, Savo Milošević, Peter Rudbæk, Gareth Southgate, Thomas Schaaf, Jean-François Domergue, Ginés Meléndez dhe Jean-Paul Brigger, ka vendosur më ndryshe sesa votimi që u bë nga publiku, që shpalli si më të mirin golin e Zoltan Geras.

Pas Shaqirit goli më i bukur ishte ai i Hal Robson-Kanus ndaj Belgjikës e më pas ai i Dimitri Payet ndaj Rumanisë.

COMMENTS