UEFA: Portugali – Poloni pa një minutë heshtje

Bayerni triumfon pas penaltive kundër Leipzigut (Foto/Video)
Ylli i tenisit Serena Williams pret fëmijën e parë

UEFA nuk e sheh të arsyeshme që çerek-finalistët e ‘Euro 2016’ në ndeshjen e sotme Poloni – Portugali, të mbahet një minutë heshtje për viktimat në sulmin vetëvrasës në aeroportin ‘Ataturk’ të Stambollit. Kjo për shkakun që UEFA nuk mendon që tragjedia ka ndonjë lidhje me futbollin apo këtë turne madhështor.

UEFA ka thënë për ‘Associated Press’ që mbanë ceremoni të tilla kur tragjeditë janë të lidhura direkt me futbollin ose kur ndonjë vend apo skuadër është i lidhur me të.

Gjatë këtij aktiviteti, UEFA vendosi të mbahej një minutë heshtje para ndeshjes Francë – Shqipëri, për të nderuar dy oficerë policie të vrarë në Francë.

Sidoqoftë, Turqia ka qenë pjesë e fazave grupore, por nuk ia doli për të siguruar një pozitë në ndeshjet eliminuese si njëra nga katër skuadrat më të mira në vendet e treta.

Tre terroristë hapën zjarr dhe kryen sulm vetëvrasës me bombë të martën në aeroportin e tretë më të ngarkuar në Evropë duke vrarë kështu 41 njerëz dhe duke lënë të lënduar qindra të tjerë.

COMMENTS