UEFA ka nisur hetimet, kështu do të mbrohet Shqipëria

UEFA ka nisur hetimet, kështu do të mbrohet Shqipëria

Pas skandalit, reagon trajneri i Prishtinës
Hedhja nga balonat për rekord botëror (Video)

Ankesa e Greqisë përmes një note proteste dhe shkresave në qeverinë e futbollit kontinental për një baner mbi gjenocidin ndaj çamëve në ndeshjen Shqipëri-Zvicër duket se ka pasur efekt edhe në selinë e UEFA-s.

Këta të fundit kanë vendosur nën procedim disiplinor Federatën Shqiptare të Futbollit, e cila shpreson t’ia hedhë pa ndonjë gjobë apo penalizim tjetër, për shkak të disa arsyetimeve që kanë.

Kështu, Endi Tufa ka njoftuar se ka pasur një kontakt të një delegati të ndeshjes me një prej përfaqësuesve të stafit të përfaqësueses sonë në stadiumin e Lens pikërisht për këtë baner, transmeton TCH.

Por, FSHF mbrohet duke arsyetuar se baneri është shpalosur në një zonë neutrale të stadiumit, pra nuk ndodhej në tribunën e tifozëve shqiptarë, që ne të fajësohemi direkt për një gjë të tillë.

Po ashtu, personat që besohet se e kanë shpalosur atë, nuk kanë pasur të veshur ndonjë bluzë që tregonte se ata janë tifozë të kombëtares shqiptare, për të shtuar se përgjegjësia e parë për futjen e atij baneri në stadium i bie UEFA-s, si organizatore e ndeshjes.

Mirëpo, Komisioni i Disiplinës, që ka një fokus të veçantë këtë muaj tek ‘Euro 2016’, ka hapur procedim disiplinor edhe për hedhjen e disa fishekzjarrëve. Vendimi për akuzat ndaj Shqipërisë do të merret më 21 korrik.

COMMENTS