U kap me eksploziv në Prishtinë, Gavriq dënohet me 13 vjet burg

U kap me eksploziv në Prishtinë, Gavriq dënohet me 13 vjet burg

Ymeri: VV po përgatitet të hyjë e vetme në zgjedhje
Policia, Prokuroria dhe KQZ-ja të gatshme për zgjedhjet e 11 qershorit

Gjykata Themelore e Prishtinës e ka dënuar me 13 vjet burg shtetasin nga Serbia, Slobodan Gavriq, nën akuzat për vepër terroriste.

Gavriq ishte arrestuar në Prishtinë në dhjetor të vitit 2014, pasi në makinën me të cilën udhëtonte policia gjatë kontrollit zbuloi 12.2 kilogram eksploziv.

Prokuroria Speciale ngriti aktakuzë ndaj Gavriqit më 10 korrik 2015.

Sipas aktakuzës, eksplozivi i Gavriqit ishte marrë në Beograd dhe dyshohej për përgatitjen e veprës penale terroriste.

Sllobodan Gavriq

COMMENTS