Tusk: Për tolerancën fetare, shqiptarët janë më evropianë se disa evropianë të BE-së

Tusk: Për tolerancën fetare, shqiptarët janë më evropianë se disa evropianë të BE-së

Presidenti i Këshillit të Evropës, Donald Tusk, ka dhënë vlerësim maksimal për Shqipërinë për pozicionimin krah aleatëve evropianë dhe SHBA-së, dhe për tolerancën fetare.

Në deklaratën e përbashkët me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, Tusk përmendi reagimin e Shqipërisë pas sulmit me agjentë nervorë ndaj ish-agjentit rus, Sergei Skripal.

‘Shqipëria e tregoi me rastin Skripal se është një nga partnerët me besnikë të Bashkimit Europian’, tha ai.

‘E përmbyll duke i bërë homazh markës unike të Shqipërisë; tolerancës dhe bashkëjetesës fetare, cilësi që vijojnë të jenë tepër të rëndësishme për botën e sotme. Këto janë themelet që mund të ndërtojmë të ardhmen e përbashkët dhe kam ndjesinë personale që jeni më evropianë ju këtu se disa evropianë të BE’, deklaroi kreu i Këshillit të Evropës.

Presidenti vuri në dukje gjithashtu edhe thellimin e bashkëpunimit mes vendeve të rajonit në të gjitha fushat, jo si alternativë ndaj BE-së, por si mjet për të punuar në dobi të vetë qytetarëve të Ballkanit Perëndimor.

COMMENTS