Turqia nis përgatitjen e teksteve shkollore për lëndën e gjuhës shqipe

Turqia nis përgatitjen e teksteve shkollore për lëndën e gjuhës shqipe

Drejtori i porsaemëruar i AKI-së ishte nën akuzë
Granit Shala: Gjykata në Colmar e obliguar të lirojë Ramushin (Foto)

Në Universitetin e Thrakisë në Edrene të Turqisë ka filluar përgatitja e përmbajtjes së teksteve shkollore për lëndën e gjuhës shqipe dhe asaj boshnjake, të cilat nga viti i ardhshëm akademik do të futen si lëndë zgjedhore në shkollat e Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Planprogrami mësimor i cili përfshin gjuhët shqipe dhe boshnjake, i përgatitur sipas protokollit të nënshkruar në vitin 2016 mes Ministrisë së Arsimit të Turqisë dhe Universitetit të Thrakisë, ishte pranuar javën e kaluar nga Këshilli Turk i Arsimit dhe Disiplinës.

Pas vendimit, ekspertë akademikë nga Departamenti i Gjuhëve dhe Letërsisë Ballkanike pranë Fakultetit të Letërsisë pranë Universitetit të Thrakisë, kanë filluar me përgatitjen e përmbajtjes së teksteve shkollore për dy gjuhët raporton Anadolu Agency (AA).

Profesorë të gjuhës shqipe dhe asaj boshnjake pranë fakultetit janë duke punuar intensivisht për përgatitjen e teksteve pas miratimit të planprogramit të përgatitur.

Rektori i Universitetit të Thrakisë, Prof Dr. Erhan Tabakoğlu, duke folur për AA, rikujtoi se në kuadër të protokollit të nënshkruar vitin e kaluar me Ministrinë e Arsimit, detyra për përgatitjen e materialeve arsimore për gjuhët shqipe dhe boshnjake i ishte dhënë Universitetit të Thrakisë.

COMMENTS