Turqia kërcënon me dërgim të 15 mijë refugjatëve për muaj në Evropë

Të enjten dëshmohet në kuvend nëse i kanë numrat
Fushata e Trumpit ’18 kontakte të pazbuluara’ me Rusinë

Turqia është kërcënuar se do të dërgojë 15 mijë refugjatë për çdo muaj në Bashkimin Evropian, duke e përshkallëzuar mospajtimin diplomatik me BE-në.

Ankaraja ka tërhequr vërejtjen se mund ta anulojë marrëveshjen e vitit 2016 me BE-në për kufizimin e fluksit të refugjatëve në BE. Kjo lëvizje konsiderohet se është përgjigje për mos lejimin e ministrave të Turqisë, që të mbajnë tubime nëpër vendet anëtare të BE-së.

Ministri i brendshëm i Turqisë, Suleyman Soylu, tha mbrëmë vonë se Ankaraja mund ‘ta godasë’ Brukselin duke e hapur rrugën për mijëra refugjatë për të arritur në BE.

Ministri i jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu, pardje, po ashtu, është kërcënuar me anulimin e marrëveshjes.

Një zëdhënës i qeverisë Gjermane tha sot se nuk ka shenja se marrëveshja është pezulluar nga Ankaraja.

Kriza diplomatike ndërmjet Turqisë dhe Bashkimit Evropian u përshkallëzua pasi Holanda dhe Gjermania nuk i lejuan ministrat e qeverisë së Turqisë të flasin në tubimet e ndryshme për të kërkuar votën e shtetesve turq, që jetojnë në vendet evropiane, në referendumin e 16 prillit, me të cilin synohet rritja e autoriteteve të presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Erdogan, nga ana tjetër, e ka akuzuar Gjermnainë për ‘praktika naziste’ dhe e ka fajësuar Holandën për masakrën e Srebrenicës në vitin 1995.

COMMENTS