Turqia arreston kryetarin e partisë HDP dhe 12 deputetë (Foto)

Turqia arreston kryetarin e partisë HDP dhe 12 deputetë (Foto)

CNN liston Shqipërinë mes 17 vendeve që duhen vizituar këtë vit
Dridhen grekët: Turqia do të ndërtojë aeroport në Vlorë

Me urdhër të prokurorisë, policia turke gjatë një aksioni në orët e para të mëngjesit ka arrestuar 12 deputetët e partisë HDP. Midis të arrestuarve është edhe kryetari i kësaj partie Selattin Demirtas.

Arsyeja e arrestimit, sipas prokurorisë, është se kjo parti ka mbështetur partinë komuniste kurde, e cila konsiderohet si terroriste nga qeveria turke.

Sipas mediave turke këto janë fjalët e para në prokurori të kryetarit të arrestuar “herët a vonë përpjekja jonë për demokraci do të triumfojë. Ky regjim i Erdoganit do të ndryshojë. Nuk kam asnjë kërkesë dhe asnjë pritje prej jush. Vetëm populli mund të më gjykojë për çështje politike”. Selattin Demirtas njihet si një nga kundërshtarët kryesorë të Presidentit Erdogan. Ai ka dalë kundër transormimit të Turqisë nga sistemi parlamentar në atë presidencial.

Kundër arrestimeve ka shprehur keqardhje edhe raportuesja për Turqinë në Bashkimin Evropian (BE) Katy Piri, e cila ka shkruar “Shumë lajme të këqija po vijnë nga Turqia. Deputetët e partisë HDP po arrestohen”.

piri_1478250971-4916442

Vetëm para disa ditësh janë është arrestuar edhe kryetarja e komunës së Diejrbakir, e cila ishte po nga radhët e kësaj partie.

Ndërkaq, po në këtë qytet që pothuajse banohet nga popullata kurde sot në orët e para ka ndodhur një shpërthim në të cilin raportohet për 8 të vdekur dhe 100 të plagosur.

COMMENTS