Turqi, Raportet thonë se janë shkarkuar 5 gjeneralë dhe 29 kolonelë

Turqi, Raportet thonë se janë shkarkuar 5 gjeneralë dhe 29 kolonelë

Serbët luftojnë përkrah seperatistëve pro-rusë në Ukrainë (Video)
Kadaj–Bujupi: Ne po e bllokojmë Kadri Veselin, PAN-i për të po e bllokon Kosovën

Autoritetet kanë shpallur se në mesin e të vrarëve gjatë trazirave në Turqi, janë edhe së paku 16 pjesëmarrës të grushtshtetit, ndërsa deri tash janë arrestuar 754 pjesëtarë të forcave të armatosura.

Një zyrtar është cituar duke thënë se 5 gjeneralë dhe 29 kolonelë janë shkarkuar nga postet e tyre ushtarake.

Transmetuesit në Turqi kanë raportuar se gjenerali, Hulusi Akar, që ishte shef i shtamadhorisë së ushtrisë së Turqisë, është çliruar nga një mision shpëtimi me helikopter.

Ministri i brendshëm dhe ai i mbrojtjes i qeverisë së presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, u kanë bërë thirrje anëtarëve të shërbimeve të armatosura që të mbesin lojalë ndaj qeverisë dhe të luftojnë kundër asaj, që ata e kanë përshkruar si grup ‘pakicë’, që kishte bërë përpjekje për grushtshtet.

Luftimet u përshkallëzuan pasi ushtria e Turqisë mbrëmë vonë tha se e ka ‘kontrollin e plotë’ për udhëheqjen e shtetit, me qëllim që të mbrohet rendi demokratik dhe të ruhen të drejtat e njeriut.

COMMENTS