Turqi – Arrestohen 420 persona në një operacion kundër ISIS-it

Turqi – Arrestohen 420 persona në një operacion kundër ISIS-it

Tërmet i fuqishëm dridh Tiranën
‘Haradinaj do ta ketë mbështetjen edhe të Listës Serbe’

Policia turke i ka arrestuar mbi 420 persona nën dyshimin se kanë lidhje me grupin terrorist të ISIS-it.

Agjencia shtetërore e lajmeve e Turqisë “Anadolu” raportoi sot se 60 të dyshuar të ISIS-it, shumica e të cilëve janë të huaj, janë dërguar në paraburgim në kryeqytet, Ankara.

Ndërkaq, në total 423 njerëz janë ndaluar në operacione të njëhershme policore që u kryen nëpër disa qytete, përfshirë Stambollin dhe Gaziantepin, afër kufirit me Sirinë.

Operacioni më i madh u krye në provincën juglindore, Sanliurfa, ku policia i dërgoi në paraburgim më shumë se 100 të dyshuar nga adresa të ndryshme dhe gjeti materiale të lidheshin me militantët e ISIS-it.

COMMENTS