‘Turi në Japoni’ ngjarja e vitit për Elina Dunin (Video)

Këngëtarja Elina Duni ka përmbyllur një vit të suksesshëm me koncerte anembanë botës.

Këngëtarja përmes një videoje të publikuar në llogarinë personale në Facbook ka zbuluar se ndër momentet më të mira të vitit 2016 ishte ‘Turi në Japoni’.

Madje, ajo ka publikuar një film të shkurtër prej prapaskenave të aventurës japoneze.

‘Një nga momentet më të mira të 2016 ishte Turneu jonë në Japoni. Këtu keni një film të shkurtët të qëndrimit tonë në më pak se 48 orë në Tokio. Faleminderit Kohei Yamaguchi dhe Ayumi-Frei Kagitani’, ka shkruar Duni në Facebook, përcjellë zico.tv

Vlen të theksohet se Elina Duni Quartet në radhët e veta ka pianistin Colin Vallon, kontrabasin Patrice Moret dhe në bateri luan Norbert Pfammatter.

COMMENTS