Tuna zbulon xhaxhain e Tianit e Renee-s (Foto)

Janë njëra ndër familjet më të përfolura në mediet rozë. Bëhet fjalë për familjen Berisha e cila fillimisht ishte në qendër të vëmendjes nga martes

Janë njëra ndër familjet më të përfolura në mediet rozë.

Bëhet fjalë për familjen Berisha e cila fillimisht ishte në qendër të vëmendjes nga martesa e Robert Berishës me këngëtaren e njohur Nora Istrefi.

Pas kësaj vëmendja u shtua edhe më shumë pasi Renee iu dha atyre epitetin prindër.

Përveç Robertit, vëmendje mori edhe vëllai i tij Patrisi i cili u bë i njohur për publikun që nga lidhja e tij me këngëtaren e njohur Altuna Sejdiu-Tuna, të cilët tashmë janë prindër të një djali të cilin e pagëzuan me emrin Tian.

Vëllezërit Berisha kanë edhe një vëlla tjetër, Polinik Berisha.

Është Tuna ajo e cila kishte publikuar një fotografi të Polinikut në profilin e saj në Snapchat ku shihet duke mbajtur në krahë Tianin e vogël.

‘Xhaxhi Poli’, kishte lënë mbishkrim Tuna së bashku me një emoji zemër.

COMMENTS