Tuna refuzoi Butrintin – Tani ai po kërkon një tjetër këngëtare

Godasin prapë, DJ Blunt e Real 1 (Video)
William Levy vazhdon me avantura të reja

Këngëtari i ri Butrint Imeri ka rrëfyer për karrierën dhe projektet e tij të fundit.

Në emisionin ‘Top Show Magazine’ ai është pyetur për bashkëpunimin, i cili ishte paraparë të bëhej mes tij dhe Tunës. Ai tregoi arsyet pse ky ‘projekt’ mes tyre u anulua.

‘Ajo kërkoi që ta merrte këngën vetëm për vete kur unë i ofrova refrenin. Por, kënga ishte e imja, pra e kisha bërë vetë dhe kështu që, e mbajta për vete!’, është shprehur Butrinti.

Gjersa në pyetjen se cila është këngëtarja e radhës me të cilën do donte të bënte një bashkëpunim, ai u shpreh: ‘Kam shumë dëshirë të bashkëpunoj me Elvanën, sepse më pëlqen shumë si këngëtare’.

COMMENTS