Trupi i njeriut, tani me një organ më shumë (Foto)

Trupi i njeriut, tani me një organ më shumë (Foto)

Nënat shtatzëna të bëhen me djalë, shkenca zbulon mënyrën më të thjeshtë (Video)
Kujdes me gatimet e ushqimit! Pse s’duhet t’i hani të rreshkëta?

‘Mesentery’ mund të radhitet tani si i 79-ti, nga organet që përbëjnë trupin e njeriut.

‘Organi i ri’ është në fakt vetëm një shirit indi, që fillon nga pankreasi dhe vazhdon përmes zorrëve dhe mbështjell këto organe jetësore për t’i mbajtur fort e për t’i ndihmuar të ruajnë strukturën e tyre.

‘Mesentery’ përbëhet nga një mbështjellje peritoneumi, një lloj indi që gjendet në zgavrën e barkut.

Sipas ‘Science Alert’, organi i ri është pjesë e sistemit tonë tretës dhe më parë mendohej se ishte më i vogël nga sa është zbuluar tani.

‘Mund të themi me bindje se tashmë kemi një organ të ri në trupin tonë, i cili nuk ka qenë i pranuar si i tillë më parë. Përshkrimi anatomik i tij, i bërë rreth 100 vite më parë, nuk është i saktë. Ky është një organ i fragmentuar dhe kompleks. Bëhet fjalë për një strukturë të vazhdueshme’ thonë shkencëtarët.

‘Mesentery’ konsiderohet organ pasi pëmbush kriteret për të patur një status të tillë; është i vazhdueshëm, dhe siguron funksion jetësor në anatonominë tonë.

‘Pa të nuk mund të jetoni’, thotë J.Calvin Coffey, shkencëtar nga Spitali i Universitetit Limerick.

COMMENTS