Trump takohet me Papën në Vatikan

Papa Françesku dhe presidenti amerikan, Donald Trump, e kanë filluar takimin e tyre në Vatikan.

Trump dhe Papa janë kundërshtuar në distancë për çështjet si migracioni dhe ndryshimet klimatike, shkruan BBC, përcjellë zico.tv

Pasi mori pjesë në një takim të zgjeruar privat me Papën, presidenti Trump në Romë do të takohet me presidentin e Italisë, Sergio Mattarella, dhe me kryeministrin, Paolo Gentiloni.

Presidenti Trump arriti sot në Itali nga Izraeli dhe Bregu Perëndimor, ku ai u ka bërë thirrje izraelitëve dhe palestinezëve që të arrijnë kompromis për paqe.

Më herët në Arabinë Saudite, presidenti amerikan ka marrë pjesë në një samit të liderëve të vendeve kryesisht myslimane.

Në kuadër të turneut të tij të parë të jashtëm si president amerikan, Donald Trump nesër merr pjesë në një takim të NATO-s në Bruksel, e pastaj do të jetë njëri nga pjesmarrësit në samitin G-7 në Sicili, më 26 dhe 27 të këtij muaji.

COMMENTS