Trump synon eliminimin e Lotarisë Amerikane

Donald Trump po finalizon ëndrrën më të keqe të shqiptarëve, atë të mbylljes së lotarisë Amerikane. Mësohet se Trump po mbështet një projekt-ligj cili mund të ulë me 50% numrin e emigrantëve të ligjshëm në Shtetet e Bashkuara.

Presidenti amerikan Donald Trump mbështeti reformën në sistemin e emigracionit në vend që do të reduktojë numrin e emigrantëve të përhershëm dhe të ligjshëm që lejohen në SHBA çdo vit.

Trump ju bashkua senatorëve republikanë Tom Cotton dhe David Perdue, të cilët në shkurt propozuan një projektligj që e përgjysmon emigracionin e ligjshëm në SHBA gjatë 10 viteve të ardhshme. Ky ligj do i jepte fund Lotarisë Amerikane dhe rrjedhimisht do të reduktonte ndjeshëm numrin e emigrantëve që u ofrohet qëndrim i përhershëm në vend.

Bashkë me senatorët Cotton dhe Perdue që propozuan ligjin, Trump u shfaq para mediave dhe tha se plani është reforma më domethënëse e sistemit të emigrimit në 50 vjet. Ai shtoi se procesi i parashikuar i aplikimit do të favorizojë aplikuesit që flasin anglisht.

Shtëpia e Bardhë sqaroi më vonë se ligji i propozuar e kufizon migrimin familjar tek bashkëshortët dhe fëmijët dhe shkon krah përpjekjeve të qeverisë për të përdorur një sistem emigracioni në stil australian, bazuar në pikë. Por, ekspertët thonë se reduktimi i numrit të emigrantëve të ligjshëm është një gabim i madh, pasia ata kontribuojnë shumë në ekonominë dhe shoqërinë amerikane, pa llogaritur se një masë e tillë do të rriste emigracionin e jashtëligjshëm.

Sigurisht që propozimi i mbështetur nga Trump ka një rrugë të gjatë për të bërë dhe nuk ka dyshime se do të përballet me rezistencën e politikanëve nga të dyja palët, ndërsa analistët thonë se kjo është përpjekja e radhës e Trump për të larguar vëmendjen publike nga problemet e vërteta të Shtëpisë së Bardhë.

COMMENTS