Trump ‘na mban pezull’, s’dihet nëse do ta njoh rezultatin zgjedhor

Mbrëmjen e djeshme është mbajtur përballja e tretë dhe e fundit presidenciale që u shoqërua me debate të ashpra mes dy kandidatëve për president të SH

Mbrëmjen e djeshme është mbajtur përballja e tretë dhe e fundit presidenciale që u shoqërua me debate të ashpra mes dy kandidatëve për president të SHBA-ve.

Kandidati republikan, Donald Trump refuzoi, që të thoshte nëse do të pranonte rezultatin e zgjedhjeve të 8 nëntorit pavarësisht se si do të paraqitej.

Trump tha se ‘Do t’ju them kur të vijë koha. Do t’ju mbaj pezull’.

Por, kandidatja demokrate Hillary Clinton tha se fakti që Trump nuk do që të pranojë rezultatin e zgjedhjeve nëse humb, është ‘i tmerrshëm’.

Të dy kandidatët presidencial u përplasën rreth Rusisë, kur Clinton akuzoi presidentin rus, Vladimir Putin, të ketë urdhëruar ‘sulmet kibernetike për të ndihmuar kandidatin republikan që të fitojë’.

Në një sondazh të publikuar nga agjencia amerikane e lajmeve CNN në bashkëpunim me ORC, Hillary Clinton është qartë fituesja.

52% e shikuesve të debatit e panë kandidaten demokrate si fituese, kundrejt 39% që votuan për Trump.

Dy shtetet më kyçe të SHBA-së anojnë nga demokratët, Florida dhe Nevada. Edhe dy shtete të tjera që gjithmonë kanë votuar për republikanët, Utah dhe Arizona, tani kanë kthyer mendjen.

Edhe në dy debatet e para sipas sondazheve Clinton është shpallur fituese.

COMMENTS