Trump me vendimin e parë për Ballkanin: Haradinaj e Limaj në listë të zezë (Foto)

Departamenti Amerikan i Financave, zyra për kontrollin e aseteve të jashtëm, e kishte azhurnuar listën e sanksioneve për organizata dhe individë nga e

Departamenti Amerikan i Financave, zyra për kontrollin e aseteve të jashtëm, e kishte azhurnuar listën e sanksioneve për organizata dhe individë nga e gjithë bota më 3 shkurt të këtij viti.

Këtë listë sot e ka miratuar edhe presidenti amerikan, Donald Trump.

Në këtë listë vazhdojnë të jenë prezentë figura të rëndësishme të politikës dhe jetës publike kosovare.

Emrat, e Fatmir Limajt, Daut Haradinajt, Sami Lushtakut, Rrustem Mustafës, Rexhep Selimit, Azem Sylës, e Emrush Xhemajlit, do të vazhdojnë të jenë në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në këtë listë është përfshirë edhe Lavdrim Muhaxheri, kasapi nga Kosova që para dy javësh u vra në Siri si luftëtar i ISIS-it.

Befasisht, në listën e zezë të Amerikës gjendet edhe kryetari i ri i Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Naser Kelmendi bashkë me djemtë e tij është po ashtu në listë. Ai po gjykohet për krim të organizuar në Bosnjë dhe Kosovë.

Sa u përket serbëve, çuditërisht në këtë listë të freskuar gjendet ende emri i Sllobodan Millosheviqit edhe pse ka vite që ka vdekur në burgun e Hagës.

Aty është edhe Millorad Dodik, kryetari Republikës Serbe të Bosnjës. Marko Jakshiq po ashtu është në listë.

Disa nga emrat e njohur të shqiptarëve në listën e zezë të Amerikës:
Ramiz Lladrovci
Naser Kelmendi
Lavdrim Muhaxheri
Haradin Bala
Fatmir Limaj
Daut Haradinaj
Sami lushtaku
Isak Musliu
Jonuz Musliu
Shefqet Musliu
Rrustem Mustafa
Rexhep Selimi
Azem Syla
Emrush Xhemajli
Sami Ukshini

COMMENTS