Trump lakuriq nëpër Amerikë (Video)

Vëmendja e madhe e njerëzve është vënë në statujën me përmasa reale dhe lakuriqe të Donald Trump në disa qytete amerikane.

Qytetarët në Neë York, Los Angeles, Seattle, San Francisco dhe Cleveland shfrytëzuan mundësinë e papritur për të bërë selfie me kandidatin e zhveshur, megjithëse jo për së gjalli dhe sigurisht pa lejen e tij.

Vendosjen e statujave e ka bërë një grup aktivistësh që njihen me emrin ‘Indecline’.

‘Këto statuja jetëshkurtër paraqesin makthin aktual jetëshkurtër dhe në vjeshtë, ne do të qeshim me përpjekjen e dështuar të Donald Trump për t’u bërë president’, shkruhej në komunikatën e grupit të aktivistëve.

Sidoqoftë, shumë prej kalimtarëve u argëtuan nga statujat dhe e vlerësuan humorin e tyre. Ashtu si paralajmëroi edhe grupi i aktivistëve, statujat ishin vërtetë jetëshkurtra, pasi autoritetet lokale ndërhynë me shpejtësi për t’i hequr, pasi ishin vendosur pa asnjë leje.

COMMENTS