Trump: Jemi kombi më i fuqishëm në botë

Trump: Jemi kombi më i fuqishëm në botë

Yllka Kuqi lanson projektin dedikuar nënës: Mysafire edhe Nexhmije Pagarusha e të tjerë (Video)
Policia ju gjobit 50 euro nëse nuk e keni me vete këtë dokument (Dokument)

Presidenti i Shteteve të Bashkuara ka vazhduar komentet e tij rreth kërcënimeve të Koresë Veriore se e njëjëta po i ‘shqyrton me kujdes’ planet për të lansuar sulm raketor në këtë ishullin Guam.

‘Urdhri im i parë si president ka qenë avancimi dhe modernizimi i arsenalit bërthamor. E kemi arritur atë dhe kemi arsenal më të fuqishëm se kurrë më parë’, ka shkruar Trump në Twitter.

‘Shpresoj se nuk do të na duhet ta përdorim kurrë këtë fuqi, mirëpo nuk do të ekizistojë kurrë ajo kohë në të cilën ne nuk do te jemi kombi më i fuqishëm në botë!’, ka shtuar tutje ai.

Paralajmërimet për ‘zjarr dhe ashpërsi’ të presidentit Trump, kanë nisur diskutimet se presidenti nuk duhet të përfshihet në retorikën e Penjanit.

Duke thënë se Uashintoni shpreson të mos përdor kurrë arsenalin bërthamor, ai ka treguar shenja të tentimet të uljes së tensioneve.

Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Rex Tillerson, ka thënë se amerikanët nuk duhet të shqetësohen dhe se “ mund të flejnë të qetë gjatë natës.

Ai ka shtuar se presidenti Trump ka tentuar të flasë në gjuhën të cilën e kupton lideri i Koresë Veriore, Kim Jong Un.

‘Presidenti është duke i dërguar mesazhe të qarta Koresë Veriore, në gjuhën të cilën e kupton Kim Jong Un, sepse duket se ai nuk e kupton fjalorin diplomatik’, ka shtuar tutje Tillerson.

Koreja Veriore kërcënon vazhdimisht se do t’i shkatërrojë Shtetet e Bashkuara.

COMMENTS