Trump dhe Putin gjysmë të zhveshur ‘bashkë’ (Video)

Rikthehet Megan Fox, u tregon femrave tjera kush është më e mira në bikini (Foto)
Angelina Jolie dhe Bill Gates personat më të admiruar për vitin 2018 (Video)

Kompania e basteve ‘Paddy Power’ ka habitur udhëtarët në Londër, të hënën me një performancë promocionale në të cilën ishin angazhuar aktorë të veshur si presidenti amerikan Donald Trump dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin, gjysmë i zhveshur.

Londinezët ndaleshin të habitur, ndërsa Putin dhe Trump dukeshin mbi një kalë, në prag të javës më të madhe në kalendarin britanik të garave me kuaj, festivalit ‘Cheltenham’.

Skena ishte frymëzuar nga fotot e famshme të presidentit rus Putin, në 2009, ku ai kalëronte pa bluzë, në rajonin Tuva në Siberi.

Aktorët Karl Greenud dhe Doug Devaney, shpenzuan më shumë se gjashtë orë duke u grimuar nga një ekip i artistëve të efekteve speciale të Hollywood-it, për t’u shndërruar në dy presidentët.

COMMENTS