Trump bisedë telefonike me Erdoganin – SHBA-të përkrahin Turqinë

Brexit-i dhe siguria dominojnë samitin e BE-së
Borxhin e rrymës në veri e paguajnë qytetarët nga viset tjera

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump e ka përsëritur përkrahjen për Turqinë, ‘si partner strategjik dhe aleat i NATO-s’.

Mbështetjen Trump ia ka shprehur homologut të tij turk Recep Tajip Erdogan, gjatë një bisede telefonike.

Sipas njoftimeve zyrtare, Trump, gjatë bisedës gjithashtu ka thënë se të dy vendet ‘janë të përkushtuara për të mundur terrorizmin në të gjitha format’ ndërsa e ka mirëpritur kontributin e Turqisë në luftën kundër grupit ekstremist, Shteti Islamik.

Anëtari i NATO-s, që është shtet fqinj me Sirinë, Irakun dhe Iranin, Turqia është një lojtar i rëndësishëm në rajon, por marrëdhënia e Erdoganit me ish presidentin amerikan, Barack Obama, si dhe me Evropën perëndimore, në disa raste kanë qenë të tensionuara.

Turqia është zemëruar me atë që e quan ngurrim të Uashingtonit për të dorëzuar klerikun turk, Fetullah Gylen të cilin e akuzon si orkestrues të puçit të dështuar, para katër muajsh.

Të dy aleatët gjithashtu kanë tensione për shkak të përkrahjes amerikane për grupin militant kurd, YPG, që Ankaraja e konsideron si organizatë terroriste.

Televizioni CNN Turk, ka thënë se Erdogan gjatë bisedës telefonike ka kërkuar nga Trump që SHBA ta ndërpresë përkrahjen për YPG-në, ndërsa televizioni tjetër turk, NTV ka raportuar se Erdogan i ka bërë thirrje Uashingtonit që ta përkrah Turqinë në luftën kundër ‘rrjetit’ të Gylenit.

COMMENTS