Trump: Amerika është e gatshme ta zgjidhë vet ‘problemin’ e Koresë Veriore

Trump: Amerika është e gatshme ta zgjidhë vet ‘problemin’ e Koresë Veriore

Thaçi: Dita e Republikës është dita juaj
Vritet një person në Mitrovicën Veriore, arrestohet një i dyshuar

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka thënë sot se SHBA është e gatshme të zgjidhë ‘problemin’ e Koresë Veriore edhe pa ndihmën e Kinës, nëse është e nevojshme.

‘Koreja e Veriut po kërkon telashe’, ka shkruar Trump në Twitter.

‘Nëse Kina vendos që të ndihmojë, kjo do të ishte gjë e mirë. Por nëse jo, ne do ta zgjidhim vet problemin’, ka shkruar tutje presidenti amerikan.

Trump urdhëroi sulmin me raketa mbi një bazë ajrore siriane më 7 prill, teksa ishte duke u takuar me presidentin e Kinës, Xi Jinping në Florida.

Kjo lëvizje u interpretua edhe si një paralajmërim për Korenë e Veriut po ashtu edhe si përgjigje ndaj Damaskut, për sulmin kimik ndaj civilëve.

‘I kam shpjeguar presidentit të Kinës se marrëveshja tregtare me SHBA-në, do të jetë shumë më e mirë për ta nëse ata zgjidhin problemin e Koresë së Veriut’, Trump ka shkruar më herët në Twitter.

Trump më herët kishte kërcënuar për aksione të njëanshme ndaj Phenianit, nëse Kina, që është aleati kryesor i Veriut, dështon të ndihmojë në frenimin e ambicieve bërthamore të Koresë së Veriut.

COMMENTS