Triumfi i dytë i Ali Ahmetit

Shkrimtari kosovar godet Xharrën – nuk solidarizohem me hipokritë!
Kelmendi: Adresa për reagime kundër spastrimeve është në Beograd e jo te Daut Haradinaj

Pas detyrimit të mentorëve të Zaevit për tu ulur në tavolinën e Ohrit, ky është triumfi i dytë i Ali Ahmetit: të mos vendos në saj të ligjëratave të fraksioneve dhe grupeve të interesit, por duke u bazuar vetëm në kushtet e platformës!

Nevzat Bejta dhe Izet Mexhiti kundër Artan Grubit dhe Bujar Osmanit.

Të parët luftojnë për të shkuar me çdo kusht me LSDM-në, të dytët rezistojnë të mos bëhet koalicion me Zaevin dhe versionin e tij pseudokosmpolit ngase besojnë se «pinjolli i Gligorovit dhe Frçkovskit tenton që në kurriz të identitetit dhe të drejtave shqiptare» ta shpëtojë Maqedoninë e kësaj shumice siç është dhe atë duke mashtruar e jo vërtetë duke pranuar platformën shqiptare.

Difamuesit e fraksionit anti -LSDM i akuzuan ta bëjnë këtë për poste. Argument i dobët ky: BDI vendos kush do bëhet ministër në secilin koalicion e jo Gruevski apo Zaevi.
Ali Ahmeti mirëpo si duket nuk i pati ligjëratat e këtyre dy fraksioneve arsye që nëpërmjet një «mospërcaktimi» të refuzojë koalicionin me VMRO-në e Gruevskit.

Ai vendosi kundër ngase Gruevski nuk pranoi kushtet, as ato kryesoret. Dezinformata se Gruevski i pranoi kushtet pati burimin nga qarqet që luftojnë për defaktorizimin e BDI-së brenda spektri shqiptar. Ato qarqe që me çdo kusht duan etablimin në politikë nëpërmjet fiaskove të partisë më të madhe e jo në sajë të ofertave që nuk i kanë.
Nëse ngatërresa ndërmjet dy fraksioneve nuk ishte për kushte, atëherë për çka ishte ajo?

2. Një grup ka arsye ideologjike, tjetri të imunitetit.

Grubi dhe Osmani nuk i besojnë Zaevit dhe kanë probleme me orientimin e tij, sipas tyre djallëzor, i cili nëpërmjet «shoqërisë së hapur» ndihmon fraksionin brendashqiptar, i cili është në rrugë e sipër të dobësojë kompaktësinë etnokulturore të postilirianëve duke e fragmentarizuar atë në; shqiptarë, myslimanë dhe turq.

Prandaj edhe tifozeria gati-ekstazeske e grupacioneve të llojit me çdo kusht për LSDM-në.

E pikërisht kjo është arsyeja pse Mexhiti dhe Bejta nuk donin në asnjë mënyrë të shkohet me Gruevskin edhe nëse ai pranonte gjitha kushtet.
Ky fraksion brenda BDI-së dridhet nga paranoja e radikalit të shumicës së parë kundër Soros-it.

Po të marrë mandatin Gruevski, ai pa dyshimin më të vogël do të nisë një luftë asgjësuese ndaj grupeve të Soros-it – njëjtë si ajo e Anthony Comstock-ut kundër literaturës erotike dhe ajo e Joseph McCarty-t kundër komunistëve në Amerikën e shekullit 20.

Këtë kampanjë që thuhet se Gruevski e ka gati kundër Soros-ianëve dhe që nuk do e zhvillonte dot pa vepruar edhe kundër 22 organizatave turke e arabe që kanë të njëjtën anatomi, funksionalitet dhe efekt tek shumica e dytë: çkyçjen e demokracisë në favor të një ideologjie eksterne, për shqiptarët e dëmshme edhe kulturalisht. Izet Mexhiti dhe Nevzat Bejta dihet se janë rëndë të korruptuar nga «Soros-i lindor», respektivisht organizatat turke, kur kihet parasysh gjendja në Gostivar dhe ajo në Shkup ku «sundon» Mexhiti, i cili ka qenë edhe sponsor dhe bashkëthemelues i organizatës famëkeqe FOCIC bashkë me shefat e Besës dhe koneksionit të tyre.
Kjo ishte arsyeja pse Bejta kur nuk ishte në mbledhje të BDI-së kalonte kohën me Zaevin duke kërkuar sa më shumë garanci gojore prej tij për ti shtruar si fakte kundër Gruevskit.

Dhe Zaevi premton shumë, por duke njohur biografinë e tij sa më shumë të premtojë aq më hiç realizon diçka, përveç programit të tij që ia interpreton Fërçkovski sipas logjikës personale.

3. Pas triumfit për t’i sjellë në tavolinën e Ohrit shovinistet, mentorët e Zaevit kjo është fitorja e dytë e Ali Ahmetit: të mos njohë asnjë interes tjetër grupor, partiak apo ideologjik përveç kushteve të shtruara në platformën shqiptare, të nënshkruar edhe nga ata që gjithë natën e ditën luten që mos të pranohet ajo nga Gruevski por vetëm nga Zaevi, partneri i tyre.
Ali Ahmeti ditëve që vijnë do të duhet ta japë provimin e fundit dhe më vendimtarin edhe për fatin e BDI-së. Ai duhet t mbajë shpatën çuar dhe të mos lejojë në asnjë mënyrë, pa kontratë konkrete, me shkrim, me dëshmitar ndërkombëtarë të bëjë koalicion me Zaevin apo me ndonjë tjetër.

Vetëm kjo vendosmëri parimore, kategorike, pa lëshime e ruan atë si lider dhe bën që BDI mos të ketë frikë nga zgjedhjet e ardhshme. Përkundrazi.

Me një korrekturë: Partia duhet të ndërtojë sa më shpejtë personalitete tjera në vend të Bejtës dhe Mexhitit, si të korruptuar ata vetëm dëme mund të shkaktojnë dhe të humbin jo vetëm komunat.

Të huajt, pavarësisht se kush me kë bën koalicione apo zgjedhet nuk do të tërhiqen nga synimi i tyre për të hetuar partitë dhe politikanët për korrupsion, në veçanti ndaj atyre të involvuar me agjenturat politiko-financiare që en gross janë marrë me shpëlarjen e parave në Ballkan.

Madje në rast të ndonjë koalicioni me këdo, BDI këtë duhet ta bëjë edhe vetë kusht; shumë më i keq se shovinizmi i tjerëve, korrupsioni është rreziku më i tmerrshëm atje ngase nuk ka për synim vetëm fitimin material por parasëgjithash atë ideologjik që si haraç kërkon deformimin, tjetërsimin e një kulturë e identiteti të caktuar.

COMMENTS