‘Triple-doublet’ e Mossit i japin krah Bashkimit

‘Triple-doublet’ e Mossit i japin krah Bashkimit

Nainggolani synon trofeun e Ligës së Kampionëve
Boca kërkon Buffonin

Fundori i Bashkimit, Aaron Walton-Moss, po dëshmohet si specialist i ‘triple-doubleve’ edhe tek ekipi prizrenas, shkruan sot Koha Ditore.

Walton-Moss në fillim të këtij viti iu bashkua Bashkimit dhe po del si përforcimi më i qëlluar te prizrenasit që këtë edicion po e kërkojnë titullin e parë të kampionit dhe trofeun e parë prej vitit 2001.

Bashkimi këtë edicion i ka humbur dy finale, atë të Kupës së Kosovës dhe Ligës Ballkanike, por forma që po tregon amerikani i jep shpresë Bashkimit. Walton-Moss deri më tash ka regjistruar 22 ndeshje me Bashkimin dhe 10 prej tyre i ka mbyllur me ‘triple-double’.

Së fundi, në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të plejofit në IP Superligën e Kosovës, ai udhëhoqi Bashkimin drejt fitores ndaj Rahovecit (114:86) me 23 pikë, 17 asistime e 10 kërcime.

COMMENTS