Tri rikthimet e mëdha të Barcelonës në Ligën e Kampionëve (Video)

Tri rikthimet e mëdha të Barcelonës në Ligën e Kampionëve (Video)

Kosova ftohet në ‘Forumin e Evropës për Avancimin e Grave’
Prishtina synon të jetë befasi në Ligën e Evropës

Barcelona bëri historinë në ndeshjen e kthimit mbrëmjen e së mërkurës ndaj PSG në Camp Nou duke përmbysur humbjen e thellë 4-0 në Paris me një fitore 6-1, të arritur me tre gola të shënuar vetëm tetë minutat e fundit të ndeshjes.

Askush më parë në historinë e Ligës së Kampionëve nuk kishte arritur të përmbyste në ndeshjen e kthimit një humbje 4-0.

Në sezonin 2003-04, Milani dorëzohej në Riazor ku edhe pse kishte fituar në Itali 4-1, u mposht në Spanjë nga Deportivo 4-0.

Por emri i Barçës është i lidhur me përmbysje të tilla edhe pse jo të këtyre përmasave.

Në 1999-2000, ata humbnin ndeshjen 3-1 në Londër kundër Chelseat, ndërsa ndeshja e kthimit për anglezët rezultoi një tmerr i vërtetë, teksa u mundën 5-1 në Camp Nou.

Në sezonin 2012-2013 ishte Milani që vuajti përmbysjen e Barcelonës. Fitoi 2-0 në San Siro, por u dorëzua 4-0 në Camp Nou.

Përmbysja e parë

Ndeshja e parë: Chelsea – Barcelona 3-1

Ndeshja e dytë: Barcelona – Chelsea 5-1

Përmbysja e dytë

Ndeshja e parë: Milan – Barcelona 2-0

Ndeshja e dytë: Barcelona – Milan 4-0

Përmbysja e tretë

Ndeshja e parë: PSG – Barcelona 4-0

Ndeshja e dytë: Barcelona – PSG 6-1

COMMENTS