Tri ndeshje sot në Superligë, spikat përballja në Gjilan

Tri ndeshje sot në Superligë, spikat përballja në Gjilan

Superliga sot i zhvillon tri ndeshje të xhiros së 11-të, ku nuk mungojnë përballjet interesante.

Pa dyshim ndeshja më interesante pritet të jetë ajo që zhvillohet në Gjilan, ku Drita pret Prishtinën.

Ndeshjen e parë të zhvilluar në stadiumin ‘Rexhep Rexhepi’ e ka fituar Drita, por që nga ajo kohë gjërat kanë ndryshuar shumë.

Prishtina ka për trajner Mirel Josën dhe është në pozitën e parë në renditje.

Në anën tjetër pas barazimit me Trepçën ’89, skuadra e Dritës kërkon të kthehet te fitoret.

Flamurtari i dënuar me katër ndeshje moslojë në terrenin e saj do të jetë nikoqirë i kampionit aktual, Trepçës ’89 në ndeshjen që zhvillohet në Podujevë.

Në anën tjetër Llapi do të ketë udhëtim të vështirë për në Skenderaj ku do të përballet me Drenicën. Ndeshjet fillojnë në ora 13:30.

E mërkurë (sot)

Drita – Prishtina

Drenica – Llapi

Flamurtari – Trepça’89

COMMENTS