Treni serb niset për në Mitrovicë, Kosova e sheh si provokim

239 raste të kancerit të gjirit në klinikën e Onkologjisë
Si në filma, grabitet autoblinda e një banke për në Aeroportin e Rinasit

Mediat serbe kanë raportuar se një tren i Serbisë është nisur në drejtim të Republikës së Kosovës.

Në përcjelljen e këtij treni ishte edhe drejtori i zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, por ai pastaj ka zbritur, ndërsa udhëtimin me këtë tren e ka vazhduar zëvendësi i tij, Dushan Kozarev, dhe drejtori i hekurudhave të Serbisë, Mirosllav Stojçiq, raporton agjencia Beta.

Pjesa e jashtme e trenit është e dekoruar me ngjyrat e flamurit të Serbisë dhe me mbishkrimin ‘Kosova është serbe’.

Autoritet në Kosovë këtë linjë hekurudhore e kanë quajtur ilegale dhe si një provokim të radhës për destabilizimin e situatës në Kosovë.

Ministrja për dialog e Kosovës, Edita Tahiri, ka thënë se kjo është një ndërhyrje agresive në sovranitetin shtetëror të Kosovës dhe një dëshmi tjetër se Serbia po dëshiron ta destabilizojë Kosovën.

Ajo ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që ta ndal trenin ilegal të Serbisë në shtetin e Kosovës.

‘Serbia po vazhdon me provokime të rënda ndaj Kosovës në kundërshtim me frymën e dialogut të Brukselit për normalizimin e marrëdhënieve fqinjësore mes dy shteteve’, tha Edita Tahiri dhe ka shtuar se ‘Serbia po bëhet rrezik për paqen dhe stabilitetin në rajon, dhe faktori ndërkombëtar duhet ta ndal Serbinë’.

COMMENTS