Treni serb, Basha: Shqipëria duhet të jetë njëzëri në mbështetje të Republikës së Kosovës! (Video)

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, kërkoi nga qeveria që të bëjë më shumë sesa deklaratat për shtyp në lidhje me situatën e krijuar në Koso

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, kërkoi nga qeveria që të bëjë më shumë sesa deklaratat për shtyp në lidhje me situatën e krijuar në Kosovë ditët e fundit nga treni serb me parrulla ‘Kosova është Serbi’.

‘Përgjigja ndaj këtij provokimi i takon në radhë të parë shtetit të Kosovës, por duhet dhe përgjigje nga Shqipëria. Është e pamjaftueshme që qeveria jonë të reagojë me deklarata për shtyp apo në Facebook’, deklaroi Basha.

‘I kërkojmë kryeministrit të bëjë më shumë. Unë dhe PD-ja jemi të gatshëm që të japim kontributin tonë në një reagim dhe mbështetje të plotë ndaj shtetit dhe institucioneve të Kosovës, për të parandaluar përshkallëzimin e situatës dhe rikthimin e paqes e sigurisë në rajon’, shtoi Basha raporton Top Channel.

Qindra serbë protestuan dje në Mitrovicën veriore për trenin e nisur nga Beogradi që u ndalua të hynte në Kosovë. Atyre iu drejtua edhe zv/kryeministri dhe ministrat serbë të qeverisë së Prishtinës.

Presidenti i Serbisë Tomisllav Nikoliq akuzon administratën e Obamës dhe thotë se shqiptarët duan luftë.

Ndërkohë që Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në reagimin e tij shprehet se qëllimet e Serbisë sot janë të njëjta me ato të Milosheviqit.

COMMENTS