‘Treni rus’ me ikonografi mesjetare serbe niset nesër për Mitrovicë

Nga Beogradi për në Mitrovicën veriore, nesër në mëngjes, do të niset treni që Serbia e ka marrë nga Rusia.

Këtë ardhje, përmes hekurudhave ‘Srbija voz’, njofton Tanjug, e ka paralajmëruar e ashtuquajtura Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë dhe, sipas saj, ky është qarkullimi i parë hekurudhor në relacionin Beograd – Mitrovicë që nga vitit 1999.

Vija provuese Beograd – Mitrovicë zgjat nga 20 janari deri më 26 shkurt, e pas kësaj date do vendoset nëse ajo vijë do të jetë e rregullt.

COMMENTS