Treni që kalon midis ndërtesës (Video)

Treni që kalon midis ndërtesës (Video)

Policja me bikini shtrin për toke hajnin
Cristiano Ronaldo do të bëhet baba i dy binjakëve (Video)

Një hekurudhë është ndërtuar përmes një ndërtese 19 katëshe, në Çongqing të Kinës.

Kjo gjë është bërë në mënyrë që ky pallat, që ndodhet në qytetin me 49 milionë banorë, të mos prishej.

Planifikuesit urbanë vunë në punë mendjen dhe arritën të zgjidhnin problemin, duke e kaluar trenin mespërmes objektit.

Hekurudha kalon përmes katit të gjashtë dhe të tetë të ndërtesës. Banorët mund t’i hipin trenit në stacionin e tyre të veçantë.

Edhe pse treni i kalon fare pranë, zhurma e tij ‘mbytet’ nga disa pajisje të veçanta në pallat, duke e bërë të ngjajë si një lavatriçe që punon.

COMMENTS