Trendi i kësaj sezone – ngjyrat neon

Për shumë nga ne, ngjyrat neon janë ndër më të preferuar, pavarësisht se ndonjëherë nuk e kemi të lehtë të veshemi me këto ngjyra, për shkak të përshtypjes që krijojnë. Trendet e fundit të modës, ngjyrat neon po shihen si trend për sezonin pranverë – verë.

Ngjyrat neon mund të kthejnë një veshje të zakonshme në diçka ekstravagante. Ato janë të bukura dhe tërheqin vëmendje. Mirëpo, një kombinim i keq i ngjyrave neon mund t’iu bëjë të dukeni qesharake fare lehtë, prandaj duhet pasur shumë kujdes në kombinimin dhe përdorimin e duhur të tyre.

Megjithëse këto ngjyra i përshtaten shumë stinës së ngrohtë, janë pak të papërshtatshme për zyre apo në jetën e përditshme. Por janë perfekte në fundjavë apo në një ‘party’ me miqtë.

COMMENTS