Trendet aktuale të grimit vjeshtë/dimër

Trendet aktuale të grimit vjeshtë/dimër

Pastroni rrobat e lëkurës me pluhur të cilin me siguri e keni në shtëpi!
Mes ujit dhe kanaleve Qytetet ‘motra’ të Venecias (Video)

Për një pamje të shkëlqyer, të bukur dhe të kujdesur, shfrytëzoni maksimumin e të gjitha produkteve kozmetike, ndërsa ne do t’ju zbulojmë disa sekrete të cilat mund të bëjnë ndryshimin e pamjes suaj.

Hijet e syrit ngjyrë metalike

Tonet e syve me shkëlqim metalik janë prezent gjithkund në botën e modës! Hijet e syrit ngjyrë metalike i përshtaten çdo femre. Tenit të lëkurës së çiltër i përgjigjen më tepër nuancat ngjyrë argjendi, kurse lëkurës më të mbyllët (zeshkane), nuanca e artë.

Poashtu, edhe ngjyra e syve luan rol të madh në përzgjedhjen e ‘look’-ut perfekt metalik. Nëse p.sh., në njërën anë, nuancat e gjelbra i theksojnë sytë me ngjyrë kafe, në anën tjetër sytë e kaltër shkëlqejnë më tepër me tonet e kaltra. Grimi i syve nuk duhet të jetë tepër i theksuar. Nëse vijën e syrit (eyeliner) dhe hijen e syrit e bëni me të njëjtën ngjyrë, kjo lë shpejtë përshtypjen e një pamje artificiale.

Kujdes: me këtë pamje, buzët duhet të jenë patjetër të hijshëm.

Vetullat

Kurrsesi nuk duhet të injorohen! Vetullat kanë një rol qendror si element i bukurisë. Ato, duhet të rregullohen me lapsin e vetullave ngjyrë kafeje ose me pudër për vetulla.

Së pari duhet të përcaktohet fillimi optimal dhe fundi i vetullës. Kjo gjë bëhet lehtë me brushë. Ajo vihet në formë horizontale në këndin e brendshëm të syrit dhe pikërisht mbi këtë kënd fillon (forma ideale) vetulla. Pastaj vendoset në këndin e jashtëm të syrit dhe orientohet në drejtim të hundës. Doreza e brushës markon saktësisht përfundimin e vetullës.

Kujdes: Vetullat shumë të holla janë ‘out’! Vetulla më e plotë me formë të bukur është një aksent i kompletuar!

Buzët ngjyrë të mbyllët

Buzët ngjyrë të mbyllët janë tendenca e këtij sezoni dimëror! Kjo pamje është e favorshme për femrat me buzë të plota, ngase efekti i tij i paraqet buzët më të holla dhe femrën në përgjithësi, më serioze.

Buzët duhet të jenë të lëmuara dhe të mirëmbajtura. Gjithashtu duhet të grimohen me kujdes, sepse çdo parregullsi vërehet. Buzëkuqi aplikohet me një brushë, mbulohet me pudër dhe sërish jepet edhe një shtresë me buzëkuq. Kështu, ngjyra qëndron shumë më gjatë.

COMMENTS