Tre zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë pezullohen nga puna për ‘avullimin’ e 400 mijë eurove

Tre zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë pezullohen nga puna për ‘avullimin’ e 400 mijë eurove

Zyrtarët e financave në Ministrinë e Shëndetësisë, Shkëlzen Sadriu, Fatmir Kajtazi dhe Ganimete Gashi, janë pezulluar nga puna për shkak të dyshimeve

Zyrtarët e financave në Ministrinë e Shëndetësisë, Shkëlzen Sadriu, Fatmir Kajtazi dhe Ganimete Gashi, janë pezulluar nga puna për shkak të dyshimeve për shpenzimin e 400 mijë eurove nga buxheti i Ministrisë e që nuk ka pasur asnjë arsyetim se ku kanë shkuar ato para.

Siç ka mësuar ‘Koha Ditore’, mbi 300 mijë euro janë tërhequr nga AKPM-ja në emër të avancave për udhëtime ndërsa rreth 100 mijë euro për Ministrinë e Shëndetësisë.

Burimet të afërta me këto institucione i kanë thënë gazetës se këto pagesa janë bërë në vitin 2016 dhe vitin 2017. Janë tërhjekur në emër të udhëtimeve, por për këto udhëtime nuk është prezantuar asnjë faturë. Siç ka mësuar gazeta ka pasur raste kur zyrtarët kanë tërhequr në emër të avancave të udhëtimeve shuma prej 15-20 mijë euro, përcjell Koha.net.

‘Me qëllim të parandalimit të çfarëdo komprometimit të procesit të hetimeve nga organet përkatëse, për dyshimet mbi avanset e pambyllura (1 janar 2016-31 mars 2017), bazuar në Ligjin për Shërbimin Civil, Ministria e Shëndetësisë ka marrë masën e pezullimit të parandalues ndaj tre zyrtarëve të saj, deri në zbardhjen e këtij rasti. Msh nuk dëshiron të paragjykojmë epilogun e këtij procesi dhe as fajësinë apo pafajësinë e të pezulluarve’, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

‘Ministria ka filluar auditimin e këtij procesi nga Njësia e brendshme e auditimit e MSh-së si dhe në bazë të kërkesës së Agjencisë Kundër Korrupsionit, është deponuar e gjithë lënda në këtë Agjenci’, thuhet më tej.

COMMENTS