Tre tërmete dridhin Ohrin

Tre tërmete dridhin Ohrin

Goditet rëndë nga makina një i mitur në Shtime
Pas nënës, motrave dhe kunatës, Haradinajn e viziton babai

Ohri vazhdon të mbetet në qendër të vëmendjes, por kësaj radhe jo për turizmin që ofron, por për dridhjet e tokës që nuk kanë të ndalur, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Dy tërmete të reja janë regjistruar gjatë mëngjesit të hershëm. Njëri ka ndodhur në ora 02:37 minuta dhe ka qenë i fuqisë 3 shkallë Rihter. epiqendra ka qenë 8 km në lindje të Ohrit dhe në 5 km thellësi.

Tërmeti i dytë ka ndodhur në ora 04:41 dhe ka qenë me fuqi 3.1 shkallë Rihter. Epiqendra ka qenë 13 km në verilindje të Ohrit, në thellësi 1 km.

Tërmeti i tretë ka ndodhur pak para disa minutave.

Tërmetet nuk kanë shkaktuar ndonjë dëm material, përveç shqetësimit të vazhdueshëm te qytetarët e Ohrit dhe rrethinës.

COMMENTS