Tre të vdekur gjatë 24 orëve – Policia apel për kujdes në komunikacion (Foto)

Tre të vdekur gjatë 24 orëve – Policia apel për kujdes në komunikacion (Foto)

Haradinaj përkujton familjen Jashari
Zenun Pajaziti konfirmon kandidimin për kryetar të Gjilanit

Brenda 24 orëve të fundit në Kosovë, kanë ndodhur plotë 66 aksidente.

Në raportin e Policisë së Kosovës, thuhet se gjatë 24 orëve të fundit, kanë ndodhur 3 aksidente me fatalitet, me të lënduar 14 dhe pa të lënduar 49. Me këtë rast PK përmes një njoftimi dërguar mediave bën apel tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të jenë më të kujdesshëm dhe t’i respektojnë të gjitha rregullat që dalin nga ligji për komunikacion rrugorë, t’i respektojnë shenjat, t’u shmangen përdorimit të telefonave mobil gjatë vozitjes, mos të drejtojnë automjetin nën ndikimin e alkoolit, lodhjes apo gjumit, në mënyrë që t’iu shmangen aksidenteve.

Ky është apeli i Policisë së Kosovës për siguri në komunikacionin rrugor.

Referuar shtimit te numrit te aksidenteve Policia e Kosovës me njësitë relevante të saj rregullisht ka ndërmarrë masa konkrete në ngritjen e nivelit të sigurisë në komunikacionin rrugor si në aspektin parandalues dhe veprues.

Ne kemi zhvilluar një numër të madh të aktiviteteve ne funksion të sensibilizimit të qytetarëve dhe vetëdijesimit të tyre lidhur me parandalimin e aksidenteve rrugore, duke filluar nga fushatat vetdijsuese përmes spoteve të ndryshme televizive, broshurave, komunikatave, apeleve dhe informacioneve për publikun. Policia gjithashtu, në mënyrë konsistente ka zhvilluar dhe implementuar plane operative policore konkrete, si dhe kemi ndërmarr masat e nevojshme ligjore duke perëfshirë edhe shqiptimin e gjobave aty ku pjesëmarrësit në komunikacion kanë rënë ndesh me ligjin mbi sigurinë dhe komunikacionin rrugor.

​Referuar analizave policore në të shumtën e rasteve është konstatuar se deri te aksidentet kanë quar; Tejkalimi i shpejtësisë, Mos mbajtja e distancës, (pra mos respektimi i dispozitave që dalin nga ligji mbi sigurinë në komunikacionin rrugor), gjithashtu edhe gjendja teknike e automjeteve dhe kushtet e rrugës janë nder faktorët tjerë kontribues, por e ritheksojmë që faktori kryesor për shkaktimin e aksidenteve mbetet faktori njeri.

Ne apelojmë tek te gjithë pjesmarrësit në komunikacion që të jenë më të kujdesshëm dhe ti respektojnë rreguallat qe dalin nga ligji per komunikacionin rrugor, ti respektojnë shenjat, tu shmangen perdorimit të telefonave mobil gjatë vozitjes, mos të drejtojnë automjetin nën ndikimin e alkoolit, lodhjes apo gjumit, në mënyrë që tiu shmangen aksidenteve dhe në këtë mënyrë të kontribojnë në uljen e numrit të jetëve të humbura në aksidente komunikacioni si shqetsim që preokupon si qytetarët tanë, Policinë e Kosovës poashtu edhe akterët tjerë përgjegjës të kësaj fushe.

Policia e Kosovës vazhdon të jetë aktive duke përfshirë edhe bashkpunimin me institucione tjera relevane dhe vetë qytetarët për të ndikuar në ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme që nderlidhen me ngritjen e nivelit të sigurisë së përgjithshme në komunikacion duke përfshirë edhe sanksionet që dalin nga ligjet e aplikueshme në vend.

unnamed-135

COMMENTS