Tre shqiptarë në ‘Fast and Furious 8’

Tre shqiptarë në ‘Fast and Furious 8’

Pensionohet Behgjet Pacolli (Foto)
YouTube shpërblen labelin ‘Babastars’ (Foto)

Data 13 prill mund të mos jetë një numër me fat për shumicën e atyre që besojnë në bestytni, ndërsa për aktorët e “Fast and Furious” duket të jetë një datë suksesi.

Mbrëmja e sotme rezervon për protagonistët e serisë së 8 të sagës së famshme të shpejtësisë, premierën botërore të “The Fate of the Furious”.

Producentët janë përpjekur që mungesën e Paul Walker ta zëvendësojnë me emra të tjerë të njohur, duke vënë krah Vin Diesel, Dwayne Johnson e Jason Statham në një përballje të paharrueshme.

Prania e Charlize Theron është një tjetër risi e këtij prodhimi. Aktorja, në film shfaqet si një grua manipulative, e cila përpiqet të joshë Domin në botën e krimit. Njerëzit e afërt të tij, përfshi edhe Lettyn, do të kuptojnë që ai nuk është më i njëjti.

Ajo që e bën më të veçantë për publikun shqiptar këtë film është fakti se, kastit të zgjedhur të aktorëve hollivudianë i bashkohen 3 emra shqiptarë. Erigerta Deda nuk është e panjohur për publikun e huaj, pasi imazhi i saj është familjar në prezantimin e produkteve të shumta në rolin e modeles. Në “Fast and Furious 8” ajo vjen në rolin e një kalimtareje.

Erand Hoxha është një tjetër aktor shqiptar, që në këtë film do të interpretojë rolin e një turisti. Dhe, si në shumë raste të tjera kur vjen fjala te filmat amerikanë, sërish aktori nga Shkodra, Marko Caka vesh rrobat e policit në këtë film.

COMMENTS