Traileri i ’50 Shades Darker’ thyen rekord (Video)

Ka vetëm tre ditë që është publikuar dhe ka thyer rekord botëror. Bëhet fjalë për trailerin e ’50 Shades Darker’ i cili ka marrë një numër të madh shikueshmërie që nga data 13 shtator kur është publikuar.

Shifrat janë me të vërtetë mbreslënëse, pasi traileri në vetëm 24 orë, ka marrë rreth 114 milionë shikime në Youtube, Facebook dhe Instagram.

Një shifër kjo që ka vazhduar të rritet në ditët në vazhdim. Mesa duket fansat e këtij filmi mezi presin ta shohin edhe pse premiera e tij është më 10 shkurt 2017.

COMMENTS