Tragjike në plazh, mbyten dy vajza dhe një djalë në Shqipëri

KDI: Votuesit e rinj nuk i besojnë qeverisë dhe partive politike
Bashkëshorti i ambasadores amerikane në OKB, me origjinë shqiptare (Video)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në plazhin e Zvërnecit, në Vlorë ku janë mbytur 3 persona.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në afërsi të zonës së Portonovës, dy vajza dhe një djalë.

Policia ka bërë të mundur nxjerrjen nga uji të tre trupave të personave të mbytur.
Policia bën me dije se po punon për identitetet e tyre të plota.

Nga të dhënat e para mësohet se bëhet fjalë për 2 vajza nga Vlora dhe një djalë nga Maqedonia, që ishin duke u larë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer hetimet në lidhje me përcaktimin e shkaqeve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

COMMENTS