Tragjedi: gjendet i vdekur 11 vjeçari nga Ramjani i Vitisë

Qëllohet në mes të Vjenës milioneri shqiptar, ndau Marinën nga i dashuri (Foto)
28 Nëntori – 105 vjet shtet

‘Ka hyrë për t’u la me vëllain e tij, edhe me një shok. Kur është fut në ujë, më nuk ka dalë’, ka thënë dëshmitari në kushte anonimiteti.

Është gjetur trupi i pajetë i 11 vjeçarit nga fshati Ramjan i Vitisë i zhdukur rreth tri orë më parë.

Pas disa orë kërkimesh nga policia, pjesëtarë të FKS-së, zhytës dhe njësitë e tjera relevante, trupi i tij është gjetur i pajetë.

Dëshmitarët i kanë thënë KosovaPress-it se 11 vjeçari ishte zhytur për t’u larë në një gropë bashkë me të vëllain dhe një shok të tij. Dhe që nga ai moment, ai nuk ka më dalë nga aty.

Gropa e fshatit në të cilën kishte rënë viktima, është në poligonin ushtarak i cili më parë është shfrytëzuar nga KFOR-i.

COMMENTS